Ajo u tha anëtarëve se emri i tanishëm ishte një "pengesë psikologjike" për votuesit. Plani për të ndryshuar emrin e partisë u miratua nga një shumicë e vogël dhe anëtarët do të votojnë përsëri për propozimin.
Le Pen u mposht nga Emmanuel Macron në zgjedhjet presidenciale vitin e kaluar. Që atëherë partia ka humbur votuesit dhe kryetarja Le Pen është sulmuar nga babai i saj Jean-Marie Le Pen, i cili themeloi partinë në vitin 1972. Babai i Le Pen tha për Reuters,muajin e kaluar, se një ndryshim emri do të ishte "vetëvrasje" politike.
Por Marine Le Pen shpreson se kjo do të ndryshojë qëndrimet ndaj partisë së saj, e cila është e lidhur me shumë votues racistë dhe antisemitistë, dhe e lehtëson formimin e aleancave me partitë e tjera. Ajo u tha anëtarëve se emri i Frontit Kombëtar ishte i lidhur me një "histori të lavdishme dhe epike", por gjithashtu e pengoi partinë që të fitonte zgjedhjet, gjithashtu edhe ndjekës.
“Për shumë francezë, madje edhe ata që janë të sinqertë, është një pengesë psikologjike. Ishim fillimisht një parti proteste. Tani nuk duhet të ketë dyshim se ne mund të jemi një parti në pushtet, "shtoi ajo.
“Pesëdhjetë e dy përqind e anëtarëve mbështetën ndryshimin e emrit të partisë të shtunën”, informojnë zyrtarë të partisë. Anëtarët tani do të votojnë për emrin e ri me postë.
Redaksia Online
A.S /Shqiptarja.com










