Francë,Macron: Europa nuk është
një treg, por fat i përbashkët

Francë,Macron: Europa nuk është<br />një treg, por fat i përbashkët
"Europa ka misionin historik për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë e cila  kërcënohet nga demagogjia e ekstremistëve.Europa nuk është një treg, po është një fat i përbashkët dhe vendet që nuk respektojnë rregullat  do të duhet të vuajnë të gjitha pasojat politike”.

Ishte kjo deklarata e presidentit frances Emmanuel Macron gjatë intervistës së parë për mediat evropiane.

Nga Europa deri tek Trump duke kaluar tek Siria ishin këto cështjes të cilat preku nga pak kreu i ri i Champs Elysees i cili është parë si frymëmarrja e re  e kontinentit të vjetër.

Ai u ndal tek problemet më të mëdha me të cilat përballet unioni, terrorizmi,siguria dhe emigrantët.

Në këtë moment sipas Macron Europa do të duhet të adoptojë një politikë të përbashkët sidomos në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

Për këtë arsye presidenti frances kërkoi që të krijohet një bilanc në zonën euro ndërsa për të ardhmen foli për aleancën franko-gjermane.

Dhe në këtë pikë sipas tij Franca më së pari duhet të përmbushë reformat e saj ekonomike.

Macron u tregua më i ashpër më cështjen Brexit daljen e Britanisë nga unioni duke thënë se Mbretëria duhet të dalë nga unioni me apo asnjë marrëveshje.

Gjatë intervistës kreu i Champs Elysee foli edhe për presidentin Trump politikën e të cilit e konsideroi të paparashikueshme dhe një shqetësim për botën.

Por ai u shpreh se shpreson që SHBA do të ndryshojë drejtim sa i përket marrëveshjes së klimës.

“Shpresoj së Trump të ndryshojë ide, sepse nuk mund të luftojmë terrorizmin pa ndërhyrë në ndryshimet klimatike.”

Së fundmi cështje tjetër ku u ndal Macron ishte Siria duke u shprehur  se priortitet është lufta ndaj terrorizmit dhe siguria se Siria nuk do të shndërrohet në një shtet të dështuar.

Sipas tij nuk duhet të kalohet vija e kuqe ajo e përdorimit të armëve kimike.

Pas fitores absolute në zgjedhjet parlamentare, Macron është duke reformuar politikën e brendshme por sic është parë në politikën e brendshme një revolucion proevropiani u pa nga Unioni si një lider që do të forcojë Bashkimin Evropian.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com




 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset