Francë, Macron: Jeta si president
nuk është aq tërheqëse 

Francë, Macron: Jeta si president<br />nuk është aq tërheqëse 
Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë një interviste për revistën “Le Point”, ka thënë se jeta e tij si president është më pak “tërheqëse” nga sa mund të mendohet.
 
Për të argumentuar se pse jeta e tij nuk është aq tërheqëse, Macron tregon se është i detyruar të flasë shpesh me një lider siç është Erdogan.
 
“Unë jam ai që duhet të flasë me Erdoganin çdo 10 ditë”, është shprehur Macron gjatë intervistës.
 
I pyetur nëse po përpiqej të bëhej “fëmija tërheqës” i skenës globale politike, presidenti francez u përgjigj se “Skena globale nuk është një skenë edhe aq tërheqëse”.
 
Deklarata e tij lidhur me detyrimin se duhet të flase çdo 10 ditë me Erdogan në telefon është cilësuar si shokuese nga mediat turke, por ekipi presidencial ka sqaruar se deklarata nuk ka pasur si synim talljen me presidentin Erdogan.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Digjen 2 makina, 4 minuta më pas hidhet lëndë plasëse pranë një banese! Identifikohet njëri prej autorëve (EMRAT)

Shkodër/ Digjen 2 makina, 4 minuta më pas hidhet lëndë plasëse pranë një banese! Identifikohet njëri prej autorëve (EMRAT)