Identifikohet autori i dytë i cili dy ditë më parë së bashku me një person tjetër masakruan një prift në një kishë të Francës.
Ai është 19 vjeçari Abdel Malik Petitzhean. Lajmi u konfirmua nga prokuroria franceze e cila një ditë më parë identifikoi dhe agresorin e parë Adel Kermiche edhe ai 19 vjeç.
4 ditë para vrasjes njësia e antiterrorizmit kishte shpëndarë një lajmërim nga shërbimet e huaja rreth një individi i cili ishte i gatshëm të merrte pjesë në një atentat terrorist.
Shënimi nuk kishte emër por foton e Abdel Malik. Ai nuk ishte dënuar asnjëherë më parë ndërsa bëhet me dije se janë arrestuar edhe tre familjarë të tij.
Petitzhean ishte i skeduar në listën e personave me rrezikshmëri për t'u radikalizuar. Karta e tij e identitetit u gjet në shtëpinë e bashkëpunetorit të tij të vrasjes.
Ky i fundit ishte arrestuar dy herë nga policia pasi kishte tentuar të shkonte në Siri. Herën e fundit i ishte vendosur një byrzylyk elektronik dhe mund të lëvizte vetëm 4 orë.
Dy të rinjtë dy ditë më parë morën peng disa persona në kishën Sant Etiene De Ruvrei por më pas u vranë nga policia.
Shteti Islamik mori përgjegjësinë e sulmit duke shpërndarë një video ku thuhej se agresioni ishte bërë nga dy ushtarë të saj dhe se do të goditeshin shtetet të cilat luftojnë Shtetin Islamik.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com