Francë: mbyllet fushata
elektorale, të dielën zgjedhjet

Francë: mbyllet fushata <br />elektorale, të dielën zgjedhjet

PARIS - Mbyllet sot dita e fundit e fushatës elektorale në Francë, ndërsa të dielën francezët do të votojnë në raundin e parë për të zgjedhur presidentin e vendit.

 

Pothuajse të gjitha sondazhet nxjerrin fitues socialistin François Hollande, që ka një epërsi të dukshme mbi Sarkozy nëse ata mbeten dy kandidatët e balotazhit në 6 maj. Madje, mikrofonët kanë kapur një batutë të kryeministrit François Fillone duke thënë se “për Sarkozy nuk ka më shpresa”. Por nga kampi i fushatës së presidentit në fuqi thonë se duhet pritur e diela “pasi do ketë surpriza”. Në fakt, rreth 25% e votuesve pritet të abstenojë, çka ve në vështirësi çdo rezultat sondazhi.

 

Hollande dhe Sarkozy kanë dy personalitete krejt të ndryshme. Hollande nuk ka aspak karizmën e kundërshtarit të tij, që me deklaratat e veprimet që kryen shkakton gjithmonë debat. Kandidati socialist është i qetë dhe nuk ngre dot as zërin nëpër mitingje, nuk ka asnjë përvojë administrimi. Edhe dita e fundit e fushatës është e ndryshme, Sarkozy flet sot në Nisë, para një salle me 50 mijë vende, Hollande e mbyll fushatën në një shesh të vogël piktoresk të një qyteti që 50 mijë njerëz ka gjithë popullatën. E megjithatë, njëri nga kandidatët është presidenti më pak popullor i Francës që pas luftës së dytë botërore.

 

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje