TIRANE - Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim të veçantë, në kuadër të punimeve të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut në Marseille, me Presidentin e Dhomës së Përfaqësuesve të Mbretërisë së Marokut, Karim Ghellab.
Kryetari i Kuvendit shprehu vullnetin për të rritur në një nivel te ri marrëdhëniet ndër-parlamentare dhe shkëmbimet politike e ekonomike mes Shqipërisë dhe Marokut, duke theksuar se Maroku përfaqëson një vend të rëndësishëm për shqiptarët, jo vetëm në planin bilateral, por edhe në kuadër të Rajonit të Mesdheut.
Gjatë fjalës së tij, Meta ka theksuar se Shqipëria i vlerëson zhvillimet dhe stabilitetin politik të Marokut, duke parë mundësi të mira për një bashkëpunim të suksesshëm mes dy vendeve.
Gjithashtu, kreu i Kuvendit, Meta, ka ripërsëritur kërkesën e Shqipërisë ndaj Mbretërisë së Marokut për njohjen e pavarësisë së Kosovës, vendim që do t’i shërbente forcimit të paqes dhe stabilitetit në Ballkan.
Presidenti i Dhomës së Përfaqesuesve të Marokut z. Ghellab u shpreh se Maroku dëshiron gjithashtu intensifikimin e kontakteve dhe bashkëpunimit me Shqipërinë, duke vene ne dukje njëkohesisht progresin ekonomik dhe stabilitetin politik që vazhdon të njohë Mbretëria e Marokut, e cila është një shembull pozitiv stabiliteti dhe zhvillimi ekonomik në zonën e Magrebit.
Ghellab rikonfirmoi ftesën e tij për një vizitë zyrtare të Meta në Marok, ftesë të cilën Kryetari i Kuvendit e pranoi me kënaqësi.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com