Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta,  ndodhet në Francë, ku në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka pastuar një foto ku takohet me Presidentin e Rajonit të Provencës- Alpes- Cotes D’Azur, Renaud Muselier.

“Sot në Marsejë, me Presidentin e Rajonit të Provence-Alpes-Cotes d'Azur, Renaud Muselier, eurodeputet, duke folur për bashkëpunimin e gjithanshëm të Shqipërisë me këtë rajon, nga më të bukurit dhe më të begatët e Francës e të Mesdheut”, shkruhet në profilin e Metës në Facebook.

meta
(Posti në llogarinë e facebook të Presidentit Meta)

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com