Francë - Ministri i Brendshëm francez Manuel Valls risiguroi vizitorët e huaj për sigurinë e tyre në Paris. Valls premtoi për masa të rrepta sigurie në disa nga detinacionet më të njohura franceze duke përfshirë muzeun e Luvrit dhe kullën Eifel.
 
Masat vijnë pasi imazhi i qytetit të dritave është duke u njollosur nga raportet e dhunës mbi vizitorët e huajt sidomos mbi turistët kinezë. Në muzeun e Louvrit një nga më të njohurit në botë janë shënuar një sër vjedhjesh të shumta nga grabitësit e xhepave brenda në ndërtesë.
 
Madje shpesh herë edhe punonjësit janë përballë shpesh herë me grupe agresive xhepistash, ku pjesa më e madhe e tyre e përbërë nga adoloshentë. Shumë kohë më parë, turistët amerikanë dhe japonezë ishin dy grupet që shpenzonin më tepër në Francë por kjo po ndryshon. 

Gjatë këtyre muajve të verës, industria e turizmit francez po kërkon të përmbushë kërkesat e një tjetër grupi klientësh me fuqi blerëse të madhe, turistët kinezë. 

Kinezët janë blerësit e huaj më të mëdhenj në Francë dhe përbëjnë një të katërtën e të gjithë biznesit të pataksuar, sipas raporteve të fundit.  Dyqane luksoze si Galeria Lafayette punësojnë personel që flet gjuhën kineze.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)