Francë,nën ethet e terrorizmit,7 në
pranga, sulm në dyqanin  e festave

Francë,nën ethet e terrorizmit,7 në<br />pranga, sulm në dyqanin  e festave
Europa është sërish nën frikën e sulmeve terroriste ndërsa po afrojnë edhe festat e fundvitit ku eventet dhe grupimet publike janë më të shpeshta.

Rreth 7 persona janë ndaluar mes Strasburg dhe Marsejës në kuadër të operacionit të antiterrorizmit të drejtuar nga autoritetet franceze. Sipas mediave franceze ata po përgatisnin sulme terroriste pranë një komisariati por edhe në dyqanin e Krishtlindjeve  i cili cdo vit vizitohet nga rreth 2 milionë persona.


Ministri i brendshëm Bernard Cazeneuve u shpreh se asnjëherë më parë kërcënimi terrorist nuk ka qënë në nivele kaq të larta. Mediat citojnë se  dy grupet njiheshin mes tyre dhe po ktheheshin nga Siria.  Të dhënat e para tregojnë se të dyshuarit ishin të lidhur me autorët e sulmit të një viti më parë ku u sulmua teatri Bataclan e ku mbetën të vrarë të paktën  130 persona.

"Risku është i pranishëm e kush thotë se çdo gjë është e garantuar dhe e sigurt gënjen. Po përpiqemi të veprojmë në çdo cast për të parandaluar kërcënimet terroriste dhe për të mbrojtur bashkëkombasit tanë” u shpreh ministri. Kujtojmë se këtë vit Franca është prekur nga të paktën 20 sulme terroriste.


Redaksia Online
(e.m/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Përplasi me kamioçinë një makinë dhe plagosi 4 persona, në pranga 41-vjeçari

Elbasan/ Përplasi me kamioçinë një makinë dhe plagosi 4 persona, në pranga 41-vjeçari