PARIS- Parlamenti francez ka rëmë dakord në faktin se tani e tutje "ofendimi i presidentit të mos jetë më vepër penale". Në interes të lirisë së shprehjes, deputetët e parlamentit pezulluan ligjin, që daton nga viti 1981, sipas të cilit gjithçka që do të mund të cilësohej si “ofendim i kreut të shtetit” automatikisht do të mund të rezultonte me dënim.

Por, tani e tutje, presidenti do të cilësohet si kategori e njëjtë si ministrat dhe deputetët.

Ky ndryshim erdhi pasi që, në mars të këtij viti, Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut solli vendimin që, Franca kishte shkelur lirinë e shprehjes së një demonstruesi, kur ky i fundit i kishte quajtur "kreten" ish-presidentin, Nicolas Sarkozy.

Nëse tani dikush dëshiron që presidentin francez ta "qerasë" me ofendime, e shumta që mund të presë është që presidenti ta padisë për shpifje.

Presidenti aktual, Francois Hollande, shumë shpesh është objekt i talljes dhe ofendimit. E njëjta gjë vlente edhe për paraardhësin e tij, Nicolas Sarkozy.

Marrë nga "Express"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)