Katër të vdekur dhe 2 të tjerë të zhdukur është bilanci i deritanishëm i përmbytjeve që kanë prekur kryesisht jugun e Francës. Dy persona janë gjetur të bllokuar nën rrënoja pasi shtëpia e tyre u rrëzua mëngjesin e sotëm.
Në rajonin Var u gjet trupi i një 68-vjeçareje pranë makinës së saj, ndërsa e bija raportohet e zhdukur. Ndërkaq një tjetër person u gjet i vdekur në po të njëjtën zonë. Autoritetet meterologjike kanë lëshuar alarmin për 14 zona, kryesisht në jug dhe juglindje të Francës.
Sipas tyre, erërat e forta që kanë shoqëruar shirat e mëdha pritet të vijojnë deri të shtunën. Vetëm rajoni Var deri më tani ka patur 20 paralamërime për motin që nga data 1 shtator. Për shkak stuhive, jo më larg se këtë muaj, gjashtë persona humbën jetën.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com