FRANCE-Autoritetet franceze kanë arrestuar gjatë ditës së sotme tre persona me akuzën e planifikimit të sulmeve terroriste.

Sipas raportimeve të mediave lokale, arrestimet kanë ardhur pasi tre të dyshuarit kishin përparuar së tepërmi në planifikimin e sulmeve terroriste.

Që prej vitit 2015, Franca është një nga vendet që kanë qenë në shënjestër të sulmeve terroriste, ku shumica prej tyre janë kryer nga i ashtuquajturi Shtet Islamik.

Sulmi i fundit në Francë është ai i 3 shkurtit ku një shtetas egjiptian, sulmoi forcat ushtarake pranë muzeut të Luvrit në kryeqytetin francez.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com