PARIS - Mijëra demonstrues marshuan në Francë për të protestuar ndaj fitores së partistë së Frontit Kombëtar të ekstremit të djathtë në zgjedhjet parlamentare evropiane. Protestuesit u mblodhën në sheshin e Bastijës në Paris, ndërkohë që demonstrata u zhvilluan edhe në qytete të tjera franceze.

Ata kishin planifikuar të përsërisnin skenën e 12 viteve më parë, kur babai i lideres aktuale të Frontit Kombëtar, Marine Le Pen, shokoi vendin kur mundi rivalin e tij socialist në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale. Në atë kohë 1, 3 milionë persona vërshuan në rrugë në shenjë proteste, por kësaj here nuk ishte një protestë kaq masive. Në masën e protestuesve prej rreth 4200 personash shumica ishin gjimnazistë dhe studentë. 

Që kur mori drejtimin e partisë nga i ati në vitin 2011, 45 vjeçarja Marine Le Pen, e ka transformuar imazhin e partisë, dikur të njollosur nga lidhjet me antisemitizmin, duke u përpjekur që hap pas hapi ta bëjë një parti të qeverisë. Partia e Frontit Kombëtar është kundër emigracionit masiv, tregtisë së lirë dhe euros.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)