PARIS- Protestuesit myslimanë kanë gjuajtur me gurë dhe kanë ndezur objekte afër stacionit të policisë, në një lagje të kryeqytetit francez, Parisit, pasi policia e kishte gjobitur një femër për bartjen e ferexhesë myslimane në hapësira publike.
Disa qindra njerëz janë mbledhur mbrëmë vonë afër stacionit të policisë në Trappes, 30 kilometra larg Parisit, për të protestuar kundër arrestimit të njeriut, gruaja e të cilit e kishte marrë dënimin.
Protesta u shndërrua në dhunë, pasi demonstruesit në mënyrë vandale e shkatërruan një garazh të autobusëvedhe i ndezën kontejnerët e mbeturinave.
Së paku dy policë dhe një i ri u plagosën gjatë përleshjeve të demonstruesve dhe policisë.
Gjashtë vetë janë arrestuar.
Të Enjten policia e ka gjobitur një grua myslimane për bartjen e ferexhesë, në hapësira publike, që është ndaluar me një ligj të vitit 2011.
Bashkëshorti i saj e ka sulmuar policin që e gjobiti gruan e tij dhe është arrestuar për sulm ndaj pjesëtarit të forcave të rendit.
Marrë nga "Radio Evropa e Lirë"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com