Francë, raundi II për President
sondazhet favorizojnë Hollande

Francë, raundi II për President<br />sondazhet favorizojnë Hollande
FRANCE-Ditën e nesërme Presidenti Niokolas Sarkozi dhe do të përballet me kandidatin socialist Francois Hollande. Ekspertët shprehin se kjo është një përballje klasike midis të majtës dhe të djathës në skenën politke të Francës. Ndërsa studjuesi i Institutit për Çështje Ndërkombëtare në Paris, Dominique Moisi kanë shprehur mendimin se në këtë garë ka një tjetër element që është domethënës për rezultatin final: ndeshja e personaliteteve.

“Nëse do t’i përshkruanim me karikatura, kemi një dyluftim mes një kandidati i cili ka imazhin që e ka tepruar, dhe ky është Nichlas Sarkozy, dhe kandidatit tjetër, me imazhin që ka mungesa, dhe ky është Francois Hollande. Një burri, me energji të mëdha, gati i pabesueshëm, por që me nervozitetin dhe oportunizmin politik i ftoh njerëzit. Pra, ajo që i bën këto zgjidhje disi të veçanta është mospranimi i personalitetit të Nicholas Sarcozy-s.”
Gjatë mandatit të tij si president Nikolas Sarkozi ka humbur ndjeshëm popullaritetin që kishte në fillim. Shumë francezë e shohin si një njeri që nuk i ka mbajtur premtimet, sidomos në fushën politike.

Analisti i Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë këtu në Shtetet e Bashkuara, Charles Kupchan, thotë se presidenti francez ndeshet me një betejë të vështirë për dy arsye. “E para është se ekonomia nuk është përmirësuar. Zoti Sarkozy premtoi një “ndarje nga e kaluara” një liberalizim të tregut të punës. Dhe ai bëri disa hapa të rëndësishme për reformën e taksave dhe liberalizimin e tregut të punës, si dhe ngriti moshën e pensionit, por rritja ekonomike e Francës ka mbetur në vend. E dyta është se Sarkozi duket se e ka humbur nuhatjen politike. Shumë francezë e nuk e shohin më atë si një figurë presidenciale, por si një njeri hiperaktiv, të paaftë për të ndjekur një kurs të qëndrueshëm.”

Përqindja më e lartë e anketimeve të publikut tregojnë se Sarkozi do t’i humbasë zgjedhjet dhe fitues do të jetë Hollande. Ndërsa sipas ekspertëve, pasuesit e djathtë, të Partisë së Frontit Kombëtar të Marie- le Pen, pritet të braktisin presidentin aktual Sarkozi. Pesë vjet më parë ai mori mbështetje të konsiderueshme prej tyre , por sipas ekspertëve shumicën prej tyre e Sarkozi i ka armiqësuar, duke mos mbajtur premtimet, përfshirë dhe premtimin për kontrollin e imigracionit.
Gjithashtu lidhur me udhëheqësen e Frontit Kombëtar, Marine le Pen, e cila doli e treta në zgjedhjet e muajit të kaluar, analistët mendojnë se nuk do të votojë as për Sarkozi dhe as për Hollande.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf