Terroristi Salah Abdeslam ndodhet në izolim në burgun e Fleury Mérogis, në Francë , burgu më i i madh në Europë. Një ditë pas ekstradimit nga Belgjika 26 vjecari ndodhet në masa të larta sigurie. Ministri i drejtësisë francese Jean-Jacques Urvoas konfirmoi se qelia ku ndodhet Salah është nën masa të larta survejimi.
Xhihadisti i vetëm i mbijetuar i sulmeve të Parisit të 13 nëntorit akuzohet për vrasje, pjesëmarrje në grupe terroriste, dhe posedim të armëve dhe eksplozivëve.
26 vjecari u arrestua në Bruksel në 18 mars, 4 ditë pas sulmeve që goditën këtë qytet. Deri më tani avokatët e tij janë shprehur se Abdeslam është i gatshëm të bashkëpunojë me drejtësinë francese lidhur me sulmet e Parisit ku mbetën të vrarë të paktën 130 persona.
Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com