FRANCE - Sot, ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy do të përballet me akuzat në Gjykatën e Bordeaux-sw se ka pranuar mijëra euro nga trashëgimtarja pasur e L’Oreal-it, Liliane Bettencourt.

Policia kontrolloi shtëpinë dhe zyrat e tij në korrik, si pjesë e një hetimi të nisur nga gjykatësi Jean-Michel Gentil.

Sarkozy, i cili humbi zgjedhjet presidenciale në maj, mohon gjithçka.

Çështja e Sarkozisë ndiqet nga gjykatësi Gentil. Akuzat e rënduara mbi ish-presidentin janë se stafi i Bettencourt i dha 150 mijë euro para në dorë për ndihmësit e Sarkozy-së, gjatë fushatës së tij të suksesshme në 2007-n, për t’u zgjedhur president.

Kontributet individuale nëpër fushata, janë të limituara deri në 4600 euro në Francë.

Claire Thibout, ish-llogaritarja e Bettencourt, pohon fushatën e artë të Sarkozy në atë kohë, ndërsa Eric Woerth, ish-ministër i Buxhetit gjatë periudhës presidenciale të Sarkozy-së, mblodhi të gjitha të ardhurat personalisht.

Woerth, i cili u detyrua të japë dorëheqjen nga UMP-ja thesarit partisë në korrik, si pasojë e skandalit, është tashmë nën hetim zyrtar mbi pretendimet e pagesës prej 150.000 eurosh

Si Woerth dhe Sarkozy mohojnë të gjitha akuzat, ashtu si zonja Bettencourt, e cila është trashëgimtarja e kompanisë së sukseshme kozmetike në botë.

Edhe pse ai është tërhequr nga politika, që prej humbjes ndaj kandidatit socialist, Francois Hollande, ka zëra se Sarkozy ka ende ambicie për të marrë pjesë në zgjedhjet e 2017-s, sipas korrespondentit të BBC-së Christian Fraser në Paris.

Rezultati i hetimit do të vendosë nëse ish-presidenti do të bëjë rikthimin e shumëpritur në politikë.

(lc/shqiptarja.com)