Francë, Sarkozy në lot:
Largohem nga politika

Francë, Sarkozy në lot: <br />Largohem nga politika
PARIS - Nicolas Sarkozy do të largohet nga politika. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ai sot gjatë mbledhjes me bashkëpunëtorët e tij në Elise, bëri të ditur gazeta Le Figaro.

As koha për të festuar dhe për të shijuar faqet e para të gazetave: pak orë gjumë dhe presidenti i ri francez, Francois Hollande, sot në mëngjes në orën 10:00 kishte nisur punën me njerëzit e tij më të afërt. Bursa dhe tregjet për momentin e kanë pritur me kujdes zgjedhjen e tij në krye të Eliseut, duke përqëndruar reagimet negative mbi Greqinë.

Nëse presidenti “normal”, siç titullon në faqe të parë Liberation, ja ka nisur punës, ish-“hiperpresidenti” Nicolas Sarkozy flitej se ishte pranë një lamtumire të vërtetë nga politika.

Përpara euforisë së njerëzve të tij të afërt mësohet se Sarkozy është prekur dhe ka njoftuar se dëshiron “të kthehet të jetë një francez mes francezve”. De facto një lamtumirë nga politika, por në stil tjetër nga ai I Lionel Jospin që në 2002 deklaroi tërheqjen mbrëmjen e humbjen elektorale.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Barcelona fiton El Clasicon e parë të sezonit, Halaand i jep leksione Chelsea-s! Juve barazon, Motta: Chiesa duhet të gjejë një klub tjetër

Barcelona fiton El Clasicon e parë të sezonit, Halaand i jep leksione Chelsea-s! Juve barazon, Motta: Chiesa duhet të gjejë një klub tjetër