Tapie, i vlerësuar nga mediat si një personazh i gjallë dhe i diskutueshëm në botën e biznesit, tha se nuk ka asgjë për të fshehur në aferën e dëmshpërblimit, ku ishte përfshirë edhe shefja e FMN-së Christine Lagarde, në periudhën kur ishte Ministre e Financave.
Hetuesit janë duke u përpjekur nëse në atë periudhë, Lagarde ka ndikuar në vendimin e një panel arbitrazhi për të zgjidhur një mosmarrëveshje midis tij dhe bankës “Credit Lyonnais”.
Sipas ligjit francez, Tapie, një prej mbështetësve të ish-presidentit francez, Nikolas Sarkozy gjatë fushatës së tij elektorale, mund të mbahet në paraburgim deri në 96 orë, derisa është pyetur mbi dyshimin për mashtrim të organizuar. Muajin e kaluar një gjykatë në Francë, rrëzoi çdo akuzë të ngritur ndaj Lagarde në përfshirjen e saj në të ashtuquajturën çështja “Tapie”.
Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)