Francë, sondazhet: Mari Le Pen në
krye të garës për presidente

Francë, sondazhet: Mari Le Pen në<br />krye të garës për presidente
Mari Le Pen është duke kryesuar në garën për presidente të Francës, duke qenë kështu kandidatja favorite për të udhëhequr Francën gjatë 4 viteve të ardhshme.

Sipas sondazheve të bëra nga gazeta “Le Monde” dhe nga instituti i “Ipsos Sopra Steria”, Le Pen është duke kryesuar raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale duke me 25%.

Ndërkohë në vendin e dytë është kandidati i qendrës së djathtë Francois, i cili  ka marrë 23-25% të pëlqimeve, ndërsa në vend të tretë është lideri pa parti i lëvizjes “En Marche”, Emmanuel Macron 17-21%.

Gjithashtu rezultatet e sondazheve, paralajmërojnë një eliminim të kandidatit të partisë socialiste, që në raundin e parë, nëse ai do të jetë ish kryeministri, Manuels Vallas.

Mari Le Pen ka premtuar se nëse ajo merr mandatin e presidencës në përfundim të këtyre zgjedhjeve do të kryej një referendum për sa i përket të ardhmes së vendit në BE.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat