Francë, sot vendoset për Presidentin
Sondazhet: Socialistët favoritë

Francë, sot vendoset për Presidentin <br />Sondazhet: Socialistët favoritë
PARIS - Pas disa orë votimesh në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, pjesëmarrja vlerësohet të jetë më e lartë se në raundin e parë të 22 prillit, por më e vogël se pjesëmarrja rekorde në vitin 2007.
Sipas shifrave zyrtare, mbi 30 për qind të qytetarëve me të drejtë vote kanë votuar deri në orën 12 të paradites. Sondazhet e opinionit tregojnë sfidantin socialist, Fransois Hollande, para presidentit Nikolas Sarkozi.
Presidenti Sarkozi, i cili ka qenë në detyrë që nga viti 2007, ka thënë se fitorja e socialistëve do të mund ta çonte ekonominë e dytë më të madhe në Eurozonë në rritje të deficitit dhe borxhit, sikurse edhe Greqia. Ai gjithashtu shton se shmangi recesionin dhe do të ruajnë një "Franca të fortë".Udhëheqja e ekstremit të djathtë, Marinë Le Pen, e cila në raundin e parë ka përfunduar e treta, nuk ka votuar për asnjërin nga kandidatët në balotazh.
“Kam thënë edhe më herët se do të hedh fletëvotim të zbrazët. Nuk kam ndërruar mendje”, ka thënë Le Pen.

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve priten pasdite, rreth orës 18:00.

BALOTAZHI
Sipas sondazheve të para socialistët pritet të fitojnë në zgjedhjet presidenciale për herë të parë që nga viti 1988.Në raundin e parë socialist Fransois Hollande fitoi 28.6% të votave, përpara Nikolas Sarkozy në detyrë që mori vetëm 26.2 për qind.Në zgjedhje kanë të drejt vote 46 milionë votues francezë.Presidenti Sarkozy, i cili ka qenë në detyrë që nga viti 2007, ka thënë se fitorja e socialistëve do të mund ta çonte ekonominë e dytë më të madhe në Eurozonë në rritje të deficitit dhe borxhit, sikurse edhe Greqia. Ai gjithashtu shton se shmangi recesionin dhe do të ruajnë një "Franca të fortë". Z. Hollande, nga ana e tij, ka premtuar se do të ngrejë taksat për korporatat e mëdha dhe njerëzit që fitojnë më shumë se 1 milion euro në vit. Ai pretendon se vendi është në "krizë serioze" dhe ka nevojë për ndryshime. Ai dëshiron të rrisë pagën minimale, për të punësuar 60.000 mësues dhe të ulë moshën e pensionit nga 62 në 60 vjeç për disa punëtorë.
Nëse zgjidhet president, Z. Hollande do të jetë i pari i Francës nga krahu i majtë që kur ka qënë Francois Mitterrand, i cili përfundoi dy mandate nga 7 vjet nga viti 1981 deri në vitin 1995.


(kz/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot