Një person ka vdekur dhe 6 të tjerë janë plagosur, dy prej të cilëve në gjëndje të rëndë, në një sulm me armë në Rejneire, lagje e varfër në të cilën jetojnë emigrantët në Tuluz të Francës.
Nga informacionet e para rezulton se dy persona në bordin e një motori kanë hapur zjarr ndaj një grupi personash dhe më pas janë larguar.
Menjëherë pas sulmit forca të shumta agjentësh policie kanë mbërritur në vendngjarje.
Njëri prej agresorëve që hapi zjarr mbante veshur rroba islamike, kane thënë dëshmitarët për policinë.
Sidoqofte pista më e mundshme për hetuesit mendohet të jetë ajo e larjes së hesapeve ndërmjet bandave.
“Asnjë pistë nuk është përjashtuar, por deri tani nuk ka elementë terrorizmi”, ka deklaruar një zyrtar i policisë.
Ndërkohë edhe një burim tjetër i afërt me grupin hetimor ka thënë për mediat se, dyshimet janë për një larje hesapesh.
Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com