Francë, tjetër rast Serbi-Shqipëri
flamuri në fushë shkakton dhunë

Francë, tjetër rast Serbi-Shqipëri<br />flamuri në fushë shkakton dhunë
NICE - Një rast i ngjashëm me incidentin në Beograd ka ndodhur në Ligën e parë në Francë, ku shfaqja e flamurit të Korsikës në stadiumin e Nices në përballjen ndaj Bastias ka shkaktuar dhunë dhe trazira në fushë. 

Bastia fitoi në takimin me Nisën të shtunën në mbrëmje, kur vetëm pak sekonda nga përfundimi i takimit portieri i Bastias ka valëvitur një flamur të Korsikës përpara mijëra tifozëve.

futboll

Kjo shkaktoi zemërim tek të pranishmit teksa tifozë të shumtë u futën në fushën e gjelbër, duke grushtuar dhe shkelmuar lojtarët miq. Gazeta franceze “L’Equipe” raporton se dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa 4 të tjerë janë arrestuar. Madje gazeta franceze nuk ngurron ta krahasojë këtë ngjarje me atë të ndodhur në Beograd, mes Serbisë dhe Shqipërisë.

futboll

Korsika  është një ishull me sipërfaqe 8680 km katror dhe që shtrihet në juglindje të Francës. Prej vitesh ky ishull kërkon pavarësinë nga Franca.



  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë