Francë, Trump: Do të punojmë me
Parisin dhe partnerët kundër ISIS

Francë, Trump: Do të punojmë me<br />Parisin dhe partnerët kundër ISIS
Trump, gjatë takimit me presidentin francez, Emanuel Macron është shprehur se SHBA do të punojë me Francën dhe partnerët e saj në planin për periudhën e pasluftës në Siri dhe Irak, për të forcuar fitoren kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik.
 
Në një konferencë për media së bashku me Macron, Trump ka thënë se ai dhe Macron janë pajtuar për të bashkëpunuar ngushtë në përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit gjashtë vjeçar në Siri.
 
Presidenti amerikan tha se Uashingtoni dhe Parisi do të punojnë së bashku për të luftuar militantët e Shtetit Islamik, të cilët ai i quajti “armiqtë e njërëzimit”.
 
“Ne jemi pajtuar për të vazhduar punën së bashku, për kijimin e një plani për periudhën e pasluftës, në Irak dhe Siri”, është shprehur Macron.
 
I pyetur për vendimin e Shtëpisë së Bardhë për të larguar SHBA-në nga Marrëveshja për Klimën, Trump ka thënë se të dy do të diskutojnë për këtë çështje gjatë darkës, duke mos folur konkretisht për mundësinë e ndonjë marrëveshje mes dy vendeve.

“Nëse ndodh ndonjë marrëveshje, do të ishte fantastike”. Por edhe nëse nuk ndodh, jemi prapë në rregull”, është shprehur Trump.
 
Trump ndodhet në francë, me ftesën e presidentit Macron për festimet e “Ditës Bastille”, në 14 korrik.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi