Francë: Varfëria, të rinjtë në
protestë, 16 policë të plagosu

Francë: Varfëria, të rinjtë në <br />protestë, 16 policë të plagosu
Si pasojë e një revolte në Amiens, kanë mbetur të plagosur 16 agjentë, janë djegur disa makina, një azil, një qendër kulturore si dhe një shkollë fillore.

Qindra të rinj të armatosur janë ngritur në revoltë në Amiens në veri të Francës. Sipas agjentëve arsyeja e revoltave mund të jetë shkaktuar nga problemet ekonomike, siç ndodhi vitin e shkuar në Londër. Papunësia në këtë zonë është shumë e lartë. Edhe pse në 2005-së shteti aprovoi fonde të reja, sipas sindikatës së Amiens Gilles Dumailly , "shumë persona janë në vështirësi të mëdha ekonomike".

Përleshjet kanë nisur të hënën në mbrëmje rreth orës 21:00 dhe kanë vazhduar deri në orën 04:00 të mëngjesit. Deri më tani bilancet janë të rënda, pasi dhjetra makinave si dhe dy shkollave iu është vënë flaka. Të rinjtë kanë hapur zjarr kundër policisë, nga ku kanë mbetur të plagosur 16 prej tyre.

Ndërkohë forcat e rendit nuk po e ndalojnë dot dhunën.

Presidenti Hollande tha se "siguria është një prioritet dhe jo detyrim". Ndërsa të martën erdhi edhe reagimi i Ministrit të Mbrojtjes, Manuel Valls i cili u shpreh se "Asgjë nuk mund të justifikojë të shtënat nga policëve, dhunimin e forcave të rendit apo të institucioneve publike."

(ed.ka/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)