Francë,Vijojnë protestat: Valls
nuk preket themeli i refomës 

Francë,Vijojnë protestat: Valls<br />nuk preket themeli i refomës 
Punonjësit e stacioneve bërthamore franceze vijojne edhe sot grevat si shenjë proteste mbi reformën në Kodin e Punës. Sindikatat kërkojnë që qeveria të kthejë reformat e nisura në Parlament në fillim të këtij muaji, ku preket Kodi i Punës dhe veçanërisht orari i detyrueshëm i orëve të punës në javë.Franca prej vitit 2000 ka pasur të miratuar me ligj 35 orë punë në javë.

Nga grevat dhe bllokadat tashmë janë ndërprerë gjashtë nga tetë rafineritë e naftës të Francës, madje punonjësit kanë paralajmëruar se do të bllokojnë edhe portet për të ndaluar importin e karburantit. 
Franca ka filluar të përdorë rezervat e saj të naftës për t’u përballur me problemet e furnizimit me karburant që vjen nga konflikti social që ka lindur për shkak të ligjit të ri mbi punën duke shkaktuar një përplasje mes qeverisë dhe sindikatës kryesore në vend.

Ministri i Transportit francez, ka deklaruar se 40 % e pikave të karburantit në vend kanë ngelur pa furnizim. Ndërsa kryemnistri francez Manuel Valls u shpreh se do të hapen mundësitë për ndryshime por nuk do të preket themeli i reformës.

Ndërsa Franca po përjeton një krizë të tillë vendi duhet të jetë gati të pres edhe Kampionatin Europian 2016 i cili pritet të nisë në 10 qershor 2016.
  
Redaksia online 
(A.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar