Francë vriten dy policë, vrasësi:
Euro 2016 do të jetë një varrezë

Francë vriten dy policë, vrasësi:<br />Euro 2016 do të jetë një varrezë
Një ngjarje e rëndë tronditi diten e sotme Parisin. Dy policë burrë e grua u vranë nga një person i cili ishte dënuar në vitin 2013 për terrorizëm dhe ishte pjese e nje rrjeti xhihadistësh.

Agresori 25 vjeçar Larossi Aballa vrau me thikë shefin e policisë në oborrin e shtëpisë së këtij të fundit. Aballa qëlloi me thikë 9 herë 42-vjeçarin Jean-Baptiste Salvaing , dhe më pas u vra nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë brenda shtëpisë. Mediat  ndërkombëtare shkruajnë se vrasësi në facebook kishte deklaruar se “Euro 2016” do të jetë një varrezë. Ndërsa presidenti francez, Francois Hollande, u tregua i ashpër në deklaratën e tij duke thënë se vrasja ishte një akt terrorist dhe se lufta kundër terrorizmit ka nevojë për aksion ndërkombëtar.

Ngjarja makabre ndodhi në Magnanville, rreth 50 kilometra në veri-perëndim të kryeqytetit francez, ndërsa viktimë e këtij sulmi ishte edhe bashkëshortja e shefit të policisë.
Agresori mori peng gruan dhe djalin 3-vjeçar të shefit të policisë duke qëndruar për 3 orë brenda në shtëpi.

Fatmirësisht fëmija arriti ti shpëtonte sulmit. Sipas dëshmitarëve autori kishte bërtitur Allahu Akbar para se të vriste policin i cili nuk ishte në krye të detyrës.Agjensia e lajmeve të Shtetit islamik “Amaq” njoftoi se grupi terrorist mori përsipër sulmin e kryer.

Franca ndodhet nën një situatë alerti jo vetëm për shkak të sulmeve të nëntorit por edhe sepse po zhvillohet një nga evenetet më të rëndësishëm të futbollit “Euro 2016”.

bota

Redaksia Online
(/M.Ç/shhqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......