Ministri i Francës për Çështje Evropiane, Jean-Noel Barrot, është shprehur se sipas Francës ekziston një rrezik se çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje mes shteteve anëtare të Këshillit të Evropës.
Për këtë arsye në vlerësimin e tij çështja e anëtarësimit duhet të shqyrtohet më vonë.
“Megjithatë, Franca beson se në këtë drejtim, Kosova ka një rrugë të caktuar për ta kaluar dhe Franca është në dispozicion për ta shoqëruar Kosovën në atë rrugë”, thekson Barrot, para seancës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.
Kosova përfundimisht nuk hyri në agjendën e seancës së radhës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ku do të votohej pro apo kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.
Arsyeja për këtë ishte kushtëzimi që Gjermania dhe Franca i bënë Kosovës duke kërkuar nga ajo hapa konkret në raport me Asociacionin - të paktën dërgimin e draft-statutit të këtij mekanizmi në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim.
Kosova refuzoi të bëjë një gjë të tillë, madje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se kushtëzimi i bërë nga Franca dhe Gjermania ishte “absurd”.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 3596
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U shkrumbua nga zjarri i 2019/ 'Notre-Dame de Paris' pret meshën e parë të Krishtlindjeve
25 Dhjetor, 12:48
-
Kryeministri i ri francez: Do bëj të pamundurën të bashkoj vendin
24 Dhjetor, 15:31
-
Panik në Paris, zjarr në ashensorin e Kullës Eifel, evakuohen 1200 veta
24 Dhjetor, 12:59
-
Francë/ Formohet qeveria Bayrou, mes ministrave ish-kryeministrat Valls dhe Borne
23 Dhjetor, 19:21
-
Kryeministri François Bayrou pritet të emërojë qeverinë e re të Francës
23 Dhjetor, 11:39
-
Ilir Yzeiri: Topikat e trishta të hapësirës publike
20 Dhjetor, 13:28
-
Kryeministri i ri francez: Nëse nuk kemi një qeveri deri në Krishtlindje, do të jemi në greminë
20 Dhjetor, 12:04
-
Francë/ Ish-presidenti Sarkozi dënohet për korrupsion, në 'arrest shtëpie' me një byzylyk elektronik
18 Dhjetor, 16:46
-
Kryeministri francez Francois Bayrou nis punën mes një sërë sfidash
16 Dhjetor, 21:44
-
Cikloni apokaliptik Chido në Mayotte, viktimat mund të jenë me mijëra, 1,7 mln njerëz në rrezik
16 Dhjetor, 10:38
-
Cikloni Chido shkakton katastrofë në Francë, autoritetet: Qindra, ndoshta mijëra viktima!
15 Dhjetor, 21:44
-
Të shtëna me armë pranë një kampi emigrantësh në Francën veriore, 5 të vdekur, mes tyre 2 roje sigurie! Dorëzohet autori
14 Dhjetor, 20:07