Franca arreston njeriun e gabuar për vrasjen e Khashogit

Khalid Alotaibi që u arrestua në aeroportin e Parisit në Francë, nuk është njeriu i dyshuar për vrasjen e gazetarit Jamal Khashogit.

Ai thjesht ka të njëjtin emër si një ish-anëtar i Gardës Mbretërore Saudite i listuar në dokumentet e sanksioneve të SHBA-së dhe Britanisë dhe në një raport  nga OKB-ja si i përfshirë në vrasjen e Khashoggi në Turqi.

Ambasada saudite në Paris tha se personi i arrestuar nuk ka asnjë lidhje me rastin në fjalë.

 “Khaled Alotaibi” ishte një emër shumë i zakonshëm në mbretëri dhe se personi që francezët mendonin se po mbanin në fakt po vuante burgun në Arabinë Saudite së bashku me të gjithë të pandehurit në këtë rast.

Khashoggi, një gazetar i Ëashington Post dhe kritik i sundimtarit de-fakto të Arabisë Saudite i njohur si MBS, Princi i Kurorës Mohammed bin Salman, u pa për herë të fundit duke hyrë në Konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor 2018. Zyrtarët turq besojnë se trupi i tij u copëtua dhe u zhduk. Eshtrat e tij nuk janë gjetur.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital