Ministri i Jashtëm francez Laurent Fabius konfirmoi se po e diskuton mundësinë për të furnizuar me armë koalicionin opozitar sirian së bashku me partnerët evropianë. Planet e qeverisë për të nxitur ndërmarrjen e një embargoje në Siri kanë si qëllim që të bashkohen me forcat ushtarake të koalicionit.
Franca është shteti i parë perëndimor që mbështeti koalicionin si përfaqësues i vetëm dhe legjitim i popullit sirian. Diçka që e ka bërë të enjten edhe Ankaraja zyrtare përmes një deklarimi publik për median.
Mbështetësit e opozitës dhe aktivistë për të drejtat e njeriut thonë se rreth 36,000 mijë njerëz mund të kenë humbur jetën deri më tani nga konflikti në Siri. "Për momentin ka një embargo dhe si rrjedhojë nuk do të ketë armë të transportuara nga Evropa. Kjo çështje pa dyshim nuk do të përzihet me armët mbrojtëse", tha Fabius në radion franceze RTL.
Kryediplomati francez insistoi se çështja do të diskutohet pasi koalicioni i opozitës ka kërkuar që të bëhet diçka e tillë. Ai tha se Parisi është ende duke biseduar me Moskën dhe me dërguesin special të Kombeve të Bashkuara në Siri, Lakhdar Brahimi. Megjithatë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse Aleksandër Lukasheviç tha se ndihma ushtarake e huaj për koalicionin në Siri mund të jetë një shkelje e ligjit ndërkombëtar.
Lideri i ri i opozitës siriane Ahmet Moaz al-Khatib ka programuar takim të shtunën me Presidentin francez Francois Hollande dhe më pas edhe me Sekretarin e Jashtëm Britanik William Hague ne Londër. Ndërkaq, Kryeministri britanik David Cameron takoi ministrat për të diskutuar mbi mundësitë luftarake, humanitare dhe diplomatike për të përballuar dhunën dhe krizën e refugjatëve në Siri.
(l.c/ad.ti shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com