Franca do të rrisë masat e sigurisë
në qytetet e saj gjatë festave

Franca do të rrisë masat e sigurisë<br />në qytetet e saj gjatë festave
Vetëm pak ditë më parë, në Francë u miratua zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme,por pas tragjedisë në Berlin, Franca ka vendosur që të rrisë masat e sigurisë nëpër tregjet e Krishtlindjeve në të gjithë vendin.

Ministria e Brendshme franceze ka deklaruar se masat e sigurisë do të shtohen në të gjithë vendin, dhe siguria do të përforcohet menjëherë  në tregjet e Krishtlindjeve në të gjitha qytetet.

“Bashkëpunimi me Gjermaninë do të vazhdojë, në mënyrë që demokracitë të fitojnë kundër atyre që kërkojnë të sulmojnë liritë dhe vlerat tona”, ka deklaruar ministria përmes një komunikate.

Në Francë vetëm disa muaj më parë një sulm i ngjashëm ndodhi në qytetin e  Nicës, ku humbën jetën 84 qytetarë dhe u plagosën rreth 200 të tjerë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023