Franca e Gjermania bashkë për 
Brexit, 'Britania ikën kur të jetë gati'

Franca e Gjermania bashkë për <br />Brexit, 'Britania ikën kur të jetë gati'
Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti francez Fransua Hollande deklaruan se janë plotësisht dakord për mënyrën se si duhen trajtuar pasojat e vendimit britanik për të braktisur Evropën.

Hollande u shpreh se të ndarë Europa do të jetë më e hapur ndaj mosmarrëveshjeve. "Ajo që dikur ishte e pamendueshme, tashmë është bërë e pakthyeshme” tha shefi i Elizeut. Këtë të hënë pritet të ketë një takim në Berlin mes kancelares Merkel, presidentit Hollande dhe kryenimistri Renzi për të diskutuar vendimin e Britanisë per të qënë jashtë BE-së.

Edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry pritet të shkojë këtë të hënë në Londër dhe Bruksel për bisedime.

Në Bruksel Kerry pritet të takohet me shefen e e politikes sw jashtme në BE Federica Mogherini dhe në Londër do të takohet me ministrin e punëve të jashtme Filip Hammond.

Këtë të shtunë ministrat e jashtëm të vendeve themeluese të BE kërkuan që negociatat me Londrën të nisin sa më shpejt.

Nga ana tjetër David Cameron i cili u dorëhoq pas vendimit të referendumit ia ka lënë këtë përgjegjësi pasardhësit e tij.

Ndërsa ministri i ekonomisë Britanike Osborne u shpreh se do vendi do të dal nga Unioni kur të jetë gati duke pranuar se dalja do të ketë pasoja ne tregje.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre