Franca e kërkonte për vjedhje makinash dhe grup kriminal, arrestohet në Britani 42-vjeçari shqiptar! U martua me një rumune dhe tentoi lejen e qëndrimit, do ekstradohet (EMRI)

Franca e kërkonte për vjedhje makinash dhe grup kriminal, arrestohet në Britani 42-vjeçari shqiptar! U martua me një rumune dhe tentoi lejen e qëndrimit, do ekstradohet (EMRI)

Policia angleze gjatë një aksioni

Angli- Një 42-vjeçar shqiptar i shumëkërkuar nga drejtësia e Francës dhe që fshihej në Britaninë e Madhe prej gjashtë vitesh, është arrestuar për qëllime ekstradimi drejt Parisit.

I ndaluari është Nando Ismalaj, i cili më parë dy herë nuk arriti të sigurojë statusin e azilantit sipas skemës pas Brexit dhe tani përballet me ekstradimin. Ai akuzohet si pjesë e një organizate kriminale nga autoritetet franceze dhe për të shpëtuar ishte arratisur në ishull, duke aplikuar për leje qëndrimi.

“Nando Ismalaj, 42 vjeç, është arrestuar nga Policia Metropolitane si i kërkuar në Francë për vjedhjen e gjashtë makinave dhe tani përballet me ekstradimin nga Britania e Madhe nga paraburgimi. Arrestimi i tij vjen gjashtë vjet pasi ai hyri ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2018. Që atëherë ai ka jetuar në Britani pa asnjë status apo të drejtë ligjore për të qëndruar”, shkruan “The Telegraph”.

Për të arritur statusin e lejes së qëndrimit, Ismailaj rezulton se tentoi kapjen e skemës pas Brexit, për qytetarët e BE-së, duke u martuar me një grua rumune, që kishte të drejtë të qëndronte në MB.

Më herët Ismailaj ishte nën rrezik deportimi edhe drejt Shqipërisë si emigrant i paligjshëm, por situata ka ndryshuar kur Franca e deklaroi të kërkuar.

“Ai pretendoi se e drejta e tij dhe e gruas për jetë familjare do të cenohej nga shpërngulja e tij në vendlindjen e tij, Shqipëri, sepse ajo nuk kishte qenë kurrë në vend dhe do të luftonte për shkak të paaftësisë së saj për të folur gjuhën”, shkruan media në fjalë.

Por Gjykata e Lartë e Migracionit e hodhi poshtë pretendimin e shqiptarit.

“Nuk jam i bindur se vështirësitë me të cilat çifti do të përballet për të vazhduar jetën familjare së bashku në Shqipëri janë ato që do të sillnin vështirësi shumë serioze për ankuesin ose sponsorin”, tha gjykatësi Hugo Benedict Norton-Taylor.

Megjithatë, gjyqtari e lejoi ankesën dhe e ktheu çështjen përsëri në gjykatën më të ulët për t'u ridëgjuar mbi bazën se nuk kishte pasur një ushtrim të plotë të gjetjes së fakteve dhe kishte pasur një gabim ligjor.

Por menjëherë pas këtij vendimi, Ismalaj u arrestua nga Policia Metropolitane dhe u la në paraburgim nga magjistratët e Westminster-it për t'u përballur me ekstradimin në Francë, për akuzën e vjedhjes së gjashtë makinave.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar