Franca e shqetësuar me ‘veprimet e njëanshme’ të Kosovës, bën thirrje për përmbajtje

Franca e shqetësuar me ‘veprimet e njëanshme’ të Kosovës, bën thirrje për përmbajtje

Albin Kurti dhe Emmanuel Macron

Ministria e Jashtme e Francës është shprehur e shqetësuar me “veprimet e njëanshme” të Kosovës pas operacionit të policisë ndaj ndërtesave të Bankës Postare Kursimore të Serbisë në veri të vendit, ndërsa ka bërë thirrje për përmbajtje.

Në një komunikatë të kësaj Ministrie më 21 maj thuhet se veprimet e Kosovës po kontribuojnë në përshkallëzimin e tensioneve dhe rrezikojnë diskutimet që po mbahen në Bruksel.

“Franca është e shqetësuar nga operacioni i fundit i policisë së Kosovës që çuan në mbylljen e zyrave të bankave postare serbe në veri të Kosovës. Këto veprime të reja të njëanshme kontribuojnë në përshkallëzimin e tensioneve dhe rrezikojnë diskutimet, nën patronazhin e Bashkimit Evropian, që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme për personat e prekur nga zbatimi i rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës. Ato ndikojnë në jetën e përditshme të komunitetit serb në Kosovë dhe shkojnë kundër përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, parakusht për realizimin e perspektivës evropiane të dy vendeve”, thuhet në reagim.

Franca ka bërë thirrje që të dyja palët të kthehen në negociata dhe të punojnë për propozimin e fundit për dinarin të lehtësuesit të dialogut, Miroslav Lajçak.

“Franca u bën thirrje autoriteteve kosovare që të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm i njëanshëm. Inkurajojmë të dyja palët të kthehen në tryezën e negociatave dhe të punojnë në propozimin e fundit të kompromisit të paraqitur nga ndërmjetësimi evropian, e vetmja bazë realiste për arritjen e një marrëveshjeje që lejon përfituesit të marrin transferta financiare nga Serbia”, vijon reagimi i Francës.

Policia e Kosovës ka mbyllur të hënën gjashtë njësi të Bankës Postare Kursimore në veri, të cilat kanë vepruar ilegalisht që nga paslufta. Në to u konfiskuan rreth 1.6 milionë euro.

Përmes Bankës Kursimore distribuohen pagat, pagesat për skemat sociale dhe beneficionet tjera që Serbia i ndan për serbët e Kosovës në dinarë.

E aksioni u ndërmor pak ditë pasi dështoi edhe takimi i shtatë në Bruksel për gjetjen e një zgjidhjeje sa i përket dinarit në mesin e komunitetit serb.

Sipas rregullores së BQK-së, që u miratua në shkurt të këtij viti, valuta me të cilën mund të kryhen pagesat me para të gatshme është vetëm euro.

Ndaj aksionit reagoi edhe Departamenti Amerikan i Shtetit që e cilësoi veprimin si përshkallëzues të tensioneve. Reagim të ngjashëm pati edhe Bashkimi Evropian.

E nga Qeveria kanë thënë se operacioni është përpjekje për të shtrirë sovranitetin në të gjithë territorin./KOHA

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës