PARIS- Franca i ka kërkuar falje Bolivisë për refuzimin që i bëri avionit të presidentit Evo Morales për të udhëtuar në hapësirën ajrore të saj, duke fajësuar për këtë “informacionet e gabuara”.
Bolivia akuzoi Francën, Italinë, Spanjën dhe Portugalinë se bllokuan avionin, por Parisi zyrtar ka deklaruar se kjo ndodhi për shkak të informacioneve të gabuara se në bord ndodhej i kërkuari Edward Snowden.
Duke folur nga Berlini, presidenti francez Francois Hollande deklaroi se ai dha leje për fluturim menjëherë sapo mësoi se bëhej fjalë për avionin e zotit Morales.
Morales po fluturonte për në Bolivi nga Moska kur avioni u detyrua të ndalonte në aeroportin e Vjenës.
Ministria e Jashtme franceze në lidhje më këtë incident lëshoi një deklaratë për shtyp në lidhje me incidentin.
Zëdhënësi i Ministrisë, Philippe Lalliot, deklaroi se: “Ministri i Jashtëm i telefonoi homologut bolivian për t’i thënë se Francës i vjen keq për incidentin e shkaktuar”.
Episodi shkaktoi irritimin dhe reagimin e shumë liderëve të vendeve të Amerikës Latine, të cilët shprehën mbështetjen e tyre ndaj zotit Morales dhe kritikuan Perëndimin.
Disa protestues u mblodhën përpara ambasadës franceze në “La Plaz”, duke djegur flamurin francez dhe duke kërkuar dëbimin e ambasadorit nga Bolivia.
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com