Franca garanton siguri të plotë
gjatë zhvillimit të 'Euro 2016'
Jo vetëm Franca ka garantuar siguri të plotë për zhvillimin e Kampionatit Europian, por së fundmi edhe autoritetet belge janë shprehur se vendi është 100% i sigurtë për këtë event që do të presë më shumë se 2.5 milionë vizitorë.
Jo vetëm Franca ka garantuar siguri të plotë për zhvillimin e Kampionatit Europian, por së fundmi edhe autoritetet belge janë shprehur se vendi është 100% i sigurtë për këtë event që do të presë më shumë se 2.5 milionë vizitorë.
Në një koferencë për shtyp, shefi i policisë belge deklaroi se gjithë këtë kohë ata kanë qenë në bashkëpunim të plotë me autoritetet franceze dhe se këto të fundit, tha ai, i kanë marrë të gjitha masat për t’i paraprirë ndonjë sulmi të mundshëm.
Por deklarata e Departamentit amerikan të Shtetit se në Europë ka rrezik për shkak të terrorizmit është pritur me skepticizëm nga vendet e bllokut.
Kreu anti-terrorit në Itali, Lamberto Giannini tha se situata kërkon vigjilencë maksimale, por nuk ka vend për alarm pasi nuk ka kërcënime apo paralajmërime specifike.
E së njëjtës linje ishte dhe Ministria e Jashtme britanike, e cila në një deklaratë tha se shqetësimi ekziston, por nuk ka bazë konkrete për të paralajmëruar qytetarët që të mos shkojnë në Francë.
Franca nuk do të jetë vetëm në kampionatin e futbollit Euro 2016. Forcave vendase të sigurisë do t’i bashkohen patrulla ndërkombëtare.
Së fundmi, me propozimin e Ministrisë së Brendshme franceze, edhe policia ruse konfirmoi pjesëmarrjen në operacionin e sigurisë në vend. Përpos forcave policore, Rusia do të dërgojë edhe ekspertë të shërbimeve të inteligjencës.tch
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
44.2%
-
Keq
39.7%
-
Nuk e di
16.1%
Vota total: 1397
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA njofton një paketë të re ndihme për Ukrainën
9 Gusht, 22:55
-
Turistët zgjedhin Vlorën, rreth 1600 pasagjerë në një ditë! Kryesisht nga Italia: Na pëlqen natyra e mikpritja
9 Gusht, 22:40
-
Paris 2024/ Ja si transformohen medaljet olimpike pas një jave (VIDEO)
9 Gusht, 22:27
-
Lista e re me 'non-grata', SHBA do të publikojë së shpejti emrat e rinj, përfshihet edhe Shqipëria
9 Gusht, 22:21
-
Ministria e Jashtme e Kosovës: Shkupi nuk do ta dorëzojë në Serbi ish pjesëtarin e UÇK-së të arrestuar muajin e kaluar
9 Gusht, 22:16
-
Mali i Zi/ Banorët e Kotorit të shqetësuar nga numri i lartë i turistëve
9 Gusht, 22:00
-
Mero Baze: Dëshmia nga SHBA që provon se Shkëlzen Berisha vendosi për kontratën e fishekëve kinezë në Gërdec
9 Gusht, 21:39
-
Vidhet pika e këmbimit në Shkodër! Dy të huaj mashtruan punonjësin e ‘Exchange’ dhe i morën paratë (VIDEO)
9 Gusht, 21:29
-
SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit
9 Gusht, 21:19
-
Ministria e Jashtme: Mbështesim përpjekjet e SHBA, Egjiptit dhe Katari për të arritur paqen mes Izraelit dhe Hamasit
9 Gusht, 21:06
-
Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' bën ankimim në KAS dhe kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë
9 Gusht, 20:55
-
Microsoft: Irani po intensifikon përpjekjet kibernetike për ndikim në zgjedhjet amerikane
9 Gusht, 20:44