Akuzohet për vrasje me pagesë në dosjen ‘Metamorfoza’, Franca i hap rrugë ekstradimit të Behar Bajrit, mbërrin në Shqipëri

Autoritetet franceze të drejtësisë i kanë hapur rrugë ekstradimit në Shqipëri të Behar Bajrit i cili mbërrin në Tiranë në orët e mbrëmjes nën shqërinë e efektiveve të policisë shqiptare dhe atyre të Francës.

Pas ekstradimit, Bajri do të njihet me akuzat në një seancë të posaçme për rivlerësimin e masës së sigurisë arrest në burg, të marrë në mungesë për 5 vepra penale, mes të cilave vrasje, grup kriminal. Ai u arrestua  me 4 shtator në një lokal në Strasburg pasi ishte shpallur në kërkim në muajin korrik për llogari të dosjes “Metamorfoza”.

Menjëherë pas arrestimit SPAK i ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë të gjithë praktikën në lidhje me dosjen, në të cilën përfshihen provat konkrete kundër Bajrit dhe veprat penale për të cilat ai akuzohet. Behar Bajri, ka kërkuar azil në Francë që prej vitit 2021, por kërkesa e tij është refuzuar.

Ndërkohë kanë qenë autoritetet franceze që disa muaj më parë, bashkë me Blegjikën, i vunë në dispozicion SPAK biseda të Bajrit dhe 15 personave të tjerë në hetim, biseda të dekoduara në aplikacionin SkyEÇ, në të cilat tregohen qartë përgatitjet për vrasjen e Gjin Boriçit në Vau Dejës dhe tentativave për vrasje të Kleanth Musabelliut, Dorian Dulit, Genc Tafilit apo Ibrahim Licit nga këta, asnjë i ekzekutuar.

Biznesmeni i dosjes Metamorfoza Pëllumb Gjoka, i arrestuar, ka porositur Bajrin të vrasë Kleanth Musabelliun, por sipas përgjimeve, Behar Bajri bisderoi me Ervis Martinajn, bosin e zhdukur të lojërave të fatit, dhe ndërruan objektivët.

Bajri vrau Gjin Boriçin në Vau Dejës ndërsa Martinaj dështoi të ekzekutojë Kleanth Musabelliun, pasi shënjestra kuptoi planin. Në dosjen voluminoze janë të përfshirë edhe ish-kreu i Operacionales Oltion Bistri dhe ish-prokurori Xhevahir Lita, i njëjti që i dha liri Behar Bajrit në 2019-ën.

B.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nardi: 15/11/2023 23:18

    Pirdhni ju pirdhni ky nuk e kap viti ky del nga burgu.se është një me prokuroret & gjygjtaret, o nga frika ose nga parat që i blenë këto të drejtësisë!siç bleu prokurorin që sot është i pandehur.

    Përgjigju
  • Beavooo: 15/11/2023 19:49

    Ky nuk duhet te dali me kurr nga burgu . Vrasje e nje cajze te shkret 15 vjecare perdhunime 15 vjecaresh , vrasje , gjoba porosi vrasjesh. Boll i ke shpetu burgut . Urojm ky te jet fundi jot e ishalla ne burg ta bajn si ja ban shokut tan kleves mujes

    Përgjigju
  • Harusha: 15/11/2023 18:08

    Behar je djali me i keq dhe bespremi me i degjenerum me shkoder dhe ko vetem. Ti dhe disi jot nuk do dilni me nga burgu. Geni me vllazni do jete me ty afer suume shpejt

    Përgjigju
  • llleshi: 15/11/2023 18:02

    mnajeni andej se ketu e lirojne keta shkerdhatat....

    Përgjigju
  • Agimi: 15/11/2023 17:03

    ky kriminel te denohet me burge perjete bashke me pullumb gjoken koken e kryetarit te kriminelave spak te hetoj pullump gjoken mire te shikoj tel dhe bisedat se sa kriminel ka fol nga jugu ne veri bravo spaku po i kthen shpresat popullit nga keta vemje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja