Franca dhe Danimarka kalojnë Shqipërinë në 'zonën e gjelbër', zbusin kufizimet për hyrjen e shqiptarëve, edhe të pavaksinuarit mund të udhëtojnë

Franca dhe Danimarka kalojnë Shqipërinë në 'zonën e gjelbër', zbusin kufizimet për hyrjen e shqiptarëve, edhe të pavaksinuarit mund të udhëtojnë

Aeroporti Nënë Tereza

Franca dhe Danimarka iu janë shtuar vendeve të tjera të BE të cilat kanë hapur kufinjët për qytetarët shqiptarë. Këto dy vende kanë futur Shqipërinë në zonat me rrezik të ulët infeksioni.

Aeroporti 'Nënë Tereza' bën me dije se duke filluar nga sot, mund të udhëtojnë drejt Francës edhe qytetarët e pavaksinuar, mjafton të kenë një test PCR të 72 orëve të fundit ose test serologjik.

Ndërkaq, kush është i vaksinuar me Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, është i lirë të hyjë në Francë dhe Danimarkë.

Rregullat specifike për Fancën

Prova e vaksinimit është e vlefshme nëse lejon të vërtetohet përfundimi i një kohe të plotë të vaksinimit, përkatësisht:

  • 2 javë pas injeksionit të 2-të për vaksinat me injeksion të dyfishtë (Pfizer, Moderna, AstraZeneca);
  • 4 javë pas injeksionit për vaksinat me një injeksion të vetëm (Johnson & Johnson);
  • 2 javë pas injeksionit për vaksina te njerëzit me histori të Covid-19 (kërkohet vetëm 1 injeksion).

Rregullat specifike për Danimarkën

Nuk duhet test për:

  • Për pasagjerët nën 15 vjeç
  • Pasagjerët që vërtetojnë rezultatin pozitiv të testit COVID-19 mes periudhës 14 ditë - 8 muaj nga dita e udhëtimit

Ndërkohë, dje ishin Austria dhe Holanda që hoqën ndalimin e udhëtimeve për shtetasit shqiptarë.

Për të shkuar në Austri, qytetarët duhet tё jenё tё pajisur me Test (PCR-Test) të 72 orëve të fundit ose Antigen-Test negativ SARS-CoV-21 të 48 orëve të fundit, çertifikatё vaksinimi ose certifikatë shërimi të lëshuar nga institucione të autorizuara. Nuk është i nevojshëm plotësimi i formularit “Pre Travel Clearance” pёr shtetasit shqiptarё.

Të gjithë qytetarët që udhëtojnë në avion e kanë të detyrueshme mbajtjen e maskës të një formatit FFP2. Ndërkohë, për të udhëtuar drejt Holandës, nuk duhet as testi as vaksina.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:01
Danimarka i bashkohet vendeve të tjera të BE, hap kufijtë për qytetarët shqiptarë

Danimarka ka hequr kufizimet për udhëtarët shqiptarë. Lajmi është bërë i ditur nga Aeroporti ‘Nënë Tereza’ i cili njofton qytetarët se nga sot mund të kalojnë në Danimarakë duke plotësuar një nga këto tre kushte:

  1. Test PCR të 72 orëve të fundit
  2. Test Antigen
  3. Çertifikatën me vaksinat e aprovuara nga EMA

Ndërsa nuk do të jetë i nevojshëm testi PCR  për fëmijët nën moshën 15 vjeç dhe personat që vërtetojnë se kanë kaluar COVID-19 në 8 muajt e fundit.

Njoftimi i plotë nga Tirana International Airport

Danimarka, nga sot, më 25 Qershor 2021, heq kufizimet për hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike. Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë, mjaft të kenë një PCR të 72 orëve të fundit, test antigen ose çertifikatën e vaksinës së aprovuar nga EMA.

Ju bëjmë me dije se vaksinat e miratuara nga EMA për hyrjen në Danimarkë, janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

Nuk duhet test për:

1) Për pasagjerët nën 15 vjeç

2) Pasagjerët që vërtetojnë rezultatin pozitiv të testit COVID-19 mes periudhës 14 ditë - 8 muaj nga dita e udhëtimit

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë