Franca kundër Macron, 1.5 milion protestues kundër Reformës së Pensioneve, zjarr në ‘Place de la République’.
Tensione dhe përplasje në Paris gjatë protestave kundër Reformës së Pensioneve, e iniciuar e Presidenti francez Emmanuel Macron.
Protestuesit me kapuç dhe maska kanë ndezur zjarre në rrugë dhe kanë bllokuar metronë. Policia i është përgjigjur dhunës së protestuesve duke përdorur gaz lotsjellës dhe ka arrestuar 90 persona. Përplasje të dhunshme ka patur në Rennes, Nantes dhe Bordeaux.
Parisi dhe shumë qytete të tjerë janë paralizuar. Aeroplanët, trenat, transporti urban, rafineritë madje dhe spitalet e shkollat publike, kanë pezulluar aktivitetet.
Policia i trembet lajmeve të përhapura se greva e përgjithshme mud të zgjasë deri në Krishtlindje.