Çmimi më i rëndësishëm që jep Franca, kavalier i Legjionit të Nderit, i jepet sivjet aktores meksikane Salma Hayek. Nuk është një vlerësim kinematografik, por fakti që Salma Hayek jeton në Francë, me bashkëshortin e saj, miliaderin Francois-Henri Pinault. “Presidenti Nicolas Sarkozy do t’i dorëzojë në shkurt në pallatin Elize aktores çmimin e mirënjohjes, jo për aktivitetin e saj kinematografik, por për disa vepra bamirësie”-shkruan e përditshmja britanike “The Sun”. Hayek renditet ndër aktoret latine më të pëlqyera në botë duke korrur sukses në Hollywood me shumë filma të njohur, edhe pse jeta e saj është përqendruar kryesisht në Francë.