Dyshimet për sulme terroriste gjatë festave ka bërë që Franca të marri masa ekstreme sigurie duke angazhuar 100 mijë pjesëtarë të sigurisë.

Njoftimi është bërë publik nga Ministria e Punëve të Brendshme për të gjitha masat dhe zonat ku do fokusohen forcat e sigurisë. 

Sipas autoriteteve franceze rreziku është më i madh për sulme terroriste gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, numri i personelit të sigurisë është dyfishuar në krahasim me vitin e kaluar duke angazhuar 54 mijë policë, 36 mijë pjesëtarë të xhandarmërisë dhe më shumë se 7 mijë ushtarë.

Masat e rrepta vijnë pas sulmeve terroriste të kryera nga viti 2015 e deri tani në Francë që arrijnë 241 persona.

Në fokus janë edhe zonat ku janë kryer sulmet terroriste më para.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com