Franca, në vigjilje të Euro 2016
Lambert: Siguri maksimale 

Franca, në vigjilje të Euro 2016<br />Lambert: Siguri maksimale 
Në Francë dhe jo vetëm të gjithë janë gati për Euro 2016-të. Në një konferencë për mediat vetëm pak orë përpara nisjes së kampionatit , presidenti i komitetit organizativ të evenimentit, Jacques Lambert u shpreh se siguria në Francë do të jetë maksimale.

“Ne jemi vigjilentë dhe aktiv. Kemi punuar gjatë kësaj kohe që në Euro 2016-të , siguria e skuadrave dhe tifozëve të mos vihet për asnjë moment në rrezik. Ky është një turne sportiv dhe duhet të mbetet i tillë. Euro 2016-të duhet të sjellë pozitivitet te njerëzit dhe të mos ndikohen nga frika dhe negativiteti i ndonjë sulmi të mundshëm terrorist. Të gjithë kemi bindjen se në Francë do të zhvillohet një festë e vërtetë futbolli”, u shpreh Lambert.

“Nuk kemi marrë asnjë sinjal që nuk e dinë mediat mbi ndonjë sulm terrorist, por jemi të shqetësuar për faktin se nëse dicka e tillë mund të ndodhë, do të ndikonin drejtëpërdrejtë në mobilizimin e skuadrave pjesëmarrëse, arbitrave, tifozëve. Shpresojmë që vëmendja e të gjithëve të jetë vetëm te Europiani dhe te fusha e blertë”, shtoi presidenti.

Në konferencën për shtyp të organizuar me rastin e fillimit të Euro 2016-të, ishin të pranishëm edhe DJ i famshëm David Guetta i cili këndon himnin e këtij eventi.

Më shumë se 90000 policë ushtarë dhe agjentë janë shpërndarë në të gjithë Francën për të ofruar siguri ndërsa më shumë se 2.5 milionë spektatorë do të ndjekin 51 ndeshjet ku do të luajnë 24 skuadra në 10 stadiumet në të gjithë vendin.

france
france

Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Krujë/ Riaktivizohet zjarri në lagjen Boje! Zjarrfikësit në vendngjarje, u gjetën 50 vatra të qëllimshme në zonë

Krujë/ Riaktivizohet zjarri në lagjen Boje! Zjarrfikësit në vendngjarje, u gjetën 50 vatra të qëllimshme në zonë