Ministri i arsimit Jean-Michel Blanquer në Francë ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të telefonave celularë në shkolla, kjo do i mbroj nxënësit nga sulmet e mundshme në internet. Vendimi do filloj të zbatohet duke filluar nga shtatori i ardhshëm.

“Masa për celularët do nxis fëmijët të luajnë jashtë gjatë pushimit dhe në mesditë, gjithashtu i mbron nga sulmi kibernetik,” shpjegoj Blanquer.

"Këto ditë fëmijët nuk luajnë më në kohën e pushimit, ata qëndrojnë vetëm në smartfonat e tyre dhe nga pikëpamja arsimore është një problem,” deklaroj Blanquer.

"Është e rëndësishme që fëmijët nën moshën 7 vjeç të mos jenë para celularëve,” tregoj Blanquer.

Fëmijët nën moshën 13 vjeç e kanë tashmë të ndaluar të përdorin telefonat celularë në klasë, kufizimet e reja do pengojnë përdorimit gjatë pushimit të drekës dhe orarit të mësimit.

Janë marrë të gjitha masat për vendosjen e dollapëve të reja për telefonat celularë, nxënësit mund ti marrin pas përfundimit të mësimit.

Propozimi i qeverisë do zbatohet vetëm për shkollat fillore dhe të mesme ku mësojnë fëmijët e moshës 15-18 vjeç.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com