Franca nderon Kumbaron, “Oficere
e Nderit në Art dhe Kulturë”

Franca nderon Kumbaron, “Oficere<br />e Nderit në Art dhe Kulturë”
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, është nderuar me urdhrin “Oficere e Nderit në Art dhe Kulturë” nga Ministria e Kulturës dhe Komunikimit të Francës.

Ky titull është një nga katër titujt e nderuar ministral të Francës që jepen për personalitete në Art dhe Kulturë.

Ministrja Kumbaro e mori këtë titull me motivacionin për kontribut të lartë në fushën e kulturës dhe të bashkëpunimit shqiptaro-francez.

Kumbaro dhe Ministrja Audrey Azoulay  nënshkruan në vitin 2016 Deklaratën për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Komunikimit të Francës dhe Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë lidhur me bashkëpunimin kulturor.

Urdhri “Oficere e Nderit në Art dhe Kulturë”  jepet për persona të veçantë  që dallohen për kontribute të larta në fushën e kulturës dhe komunikimit në Francë dhe në botë.

kumbaro
  Titulli i nderit që Franca i akordoi Kumbaros

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Votat e emigrantëve, shpresa e fundit e opozitës?

Eduard Zaloshnja: Votat e emigrantëve, shpresa e fundit e opozitës?