Franca 'ndryshon mendje', vaksina e AstraZeneca efektive për personat deri në 75 vjeç (VIDEO)

Qeveria franceze anuloi pjesërisht të hënën vendimin e saj për të mos përdorur vaksinën AstraZeneca COVID-19 tek personat mbi moshën 65 vjeçare.

Lajmin e dha ministri i shëndetësisë Olivier Véran në një intervistë për  France 2 të hënën në mbrëmje, ku ai theksoi se vaksina e AstraZeneca është aprovuar për njerëzit e moshës 65-74  vjeç të cilët nuk vuajnë nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Personat mbi 75 vjeç do të vazhdojnë të marrin ose vaksinën Pfizer / BioNTech ose atë Moderna.

Në fillim të shkurtit, Paris kishte përjashtuar përdorimin e vaksinës AstraZeneca në njerëz mbi moshën 65 vjeç duke theksuar se nuk kishte të dhëna të mjaftueshme të sigurisë për të moshuarit . Në vend të kësaj ajo iu dha punonjësve e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit midis moshës 50 dhe 64 vjeç. Franca, Polonia, Suedia ishin vendet e fundit të BE që përjashtuan përdorimin e AstraZeneca për të moshuarit.  Por shumë kujdestarë kanë hezituar të japin vaksinën për shkak të efekteve anësore më të theksuara, më shpesh simptoma të forta të ngjashme me gripin, tek të rinjtë, pavarësisht polemikave për simptomat që ajo shkakton tek ajo grupmioshë . 

Qeveria miratoi po ashtu një rekomandim nga Autoriteti i Lartë i Shëndetit publik (HAS) për të administruar një dozë të vetme të vaksinës tek njerëzit që kanë kaluar më parë virusin, duke u bërë vendi i parë që e bën këtë.  Ministri theksoi se qeveria ka mbështetur një rekomandim HAS të lëshuar muajin e kaluar për personat të cilët janë infektuar më parë me COVID-19 për të marrë një dozë të vetme të vaksinës.

Franca është vendi i shtatë më i prekur në botë nga COVID-19, ku janë shënuar të paktën 86,800 viktima dhe mbi 3.7 milion raste janë konfirmuar që nga fillimi i pandemisë.

Qeveria franceze u kritikua ashpër në janar për shpërndarjen e ngadaltë të vaksinës dhe që nga ajo kohë ka njoftuar planet për fushatën e vaksinimit që do të përfundojë deri në fund të verës. Deri më 28 shkurt, pak më shumë se 3 milion francezë kishin marrë të paktën një dozë të vaksinës, sipas COVID Tracker.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare