Franca filloi sot fshatën e dytë ajrore në Siri kundër Shtetit Islamik të ISIS-it.

Ministri francez i Mbrojtjes Jean-Yves Le Drian theksoi se dy avionë bombarduan kambin e trajnimit të ISIS-it, ndërsa pohoi se sulmet do të vazhdojnë edhe ditët në vijim.

 “Dy avionë tip ‘Rafale’ bombarduan një kamp trajnimi të ISIS-it. Objektivat e këtyre sulmeve u arritën ndërsa aksioni për të shkatërruar bazat e ISIS-it do të vazhdojnë edhe ditët në vijim”, theksoi Le Drian.

Sipast tabloidit britanik “dailystar” dy avionët bombardues ”Rafale”, të cilët u ngritën nga Emiratet e Bashkuara Arabe, goditën një qendër trajnimi të ISIS-it në Raqqa, bastion i organizatës terroriste.

Franca nisi sulmet e para ajrore në Siri më 27 shtator duke shkatërruar kampion e trajnimit të ISIS-it pranë Deir el-Zor në verilindje të vendit.

Le Drian tha se ISIS ishte "armiku kryesor" i Francës dhe se sulmet ajrore ruse janë kryesisht për të goditur kundërshtarët e presidentit sirian Bashar Assad në Siri dhe jo objektivat e ISIS-it.

Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)