Franca nuk ndalon dot dhunën në shkolla, rrihet për vdekje një adoleshent! Një 14-vjeçare bie në koma

Franca nuk ndalon dot dhunën në shkolla, rrihet për vdekje një adoleshent! Një 14-vjeçare bie në koma

Foto ilustruese

Qytetarët francezë janë alarmuar nga dhuna gjithmonë e në rritje nëpër shkolla, ku në disa raste janë shënuar dhe viktima.

Një ngjarje e tillë ka ndodbur së fundmi, ku një 15-vjeçar i quajtur Shamseddin vdiq në spital këtë të premte pasi u rrah nga një grup të rinjsh pranë shkollës së tij në Viry-Chatillon, në periferinë jugore të Parisit.

"Kjo dhunë ekstreme po bëhet e zakonshme”,- tha kryebashkiaku i qytetit, Jean-Marie Vilain, pas ngjarjes së rëndë.

Mediat franceze raportojnë se djali ishte duke ecur në shtëpi pasi kishte mbaruar senacën në një kurs muzike, rreth orës 16:30, kur u sulmua nga një grup të rinjsh.

Sipas dëshmitarëve, ai është goditur me grushte dhe shqelma nga sulmuesit, të cilët kanë qenë të masluar kapuç.

Një adoleshent 17-vjeçar është arrestuar nga policia franceze për këtë rast, pasi dyshohet se ishte pjesë e grupit që dhunuan 15-vjeçarin, si dhe janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dhunuesit e tjerë.

Po ashtu, të martën që lamë pas (2 prill 2024) në qytetin Montpellier, një vajzë 14-vjeçare e quajtur Samara ra në gjendje kome pasi u rrah nga një grup të rinjsh pak pasi kishte lënë shkollën.

Për kët rast, tre adoleshentë - një vajzë dhe dy djem afërsisht të së njëjtës moshë me Samarën - janë arrestuar dhe kanë pranuar se kanë marrë pjesë në sulm.

14-vjeçarja fatmirësisht është zgjuar nga koma dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Javën e kaluar, drejtori i një shkolle në Paris dha dorëheqjen duke thënë se kishte frikë për jetën e tij pasi. Ai ishte kërcënuar me vdekje pasi i kishte thënë një vajze të besimit mysliman të mos vinte në shkollë e veshur me hixhab, në përputhje me ligjin francez.

Jean-Marie Vilain, kryebashkiaku i Viry-Chatillon, u përlot ndërsa u foli gazetarëve për vdekjen e adoleshentit Shamseddinit, i cili la pas nënën dhe një motër më të vogël, të cilat jeojnë në kusht të vështira.

"Ne duhet t'u mësojmë fëmijëve tanë se ka të mirë dhe ka të keqe. Dhe kur bëni diçka të keqe, ju ndëshkoheni. Dhe ndoshta duhet të mësojmë përsëri se si të ndëshkojmë”,- tha ai.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament