Franca raporton për mbi 180 mijë pasaporta të rreme për koronavirus

Franca raporton për mbi 180 mijë pasaporta të rreme për koronavirus

Prej muajit qershor, autoritetet franceze kanë regjistruar të paktën 182 mijë raste të personave që kanë prezantuar dokumente të rreme për të treguar se janë duke vepruar në përputhje me udhëzimet për luftim të pandemisë.

Nga po ai muaj, autoritetet franceze i kanë kërkuar secilit person që është nisur drejt restoranteve, kinemave dhe muzeve që të prezantojë dëshmi të vaksinimit, testimit negativ apo shërimit nga koronavirusi.

Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin ka njoftuar banorët e Francës, përmes një postimi në Twitter se, përdorimi, prodhimi dhe shitja e pasaportave të rreme të vaksinimit është vepër e ndëshkueshme me deri pesë vjet burgim dhe gjobë deri në 75 mijë euro.

Numri i personave të infektuar me këtë virus është rritur në javët e fundit në Francë. Të dhënat e fundit tregojnë se mesatarisht 530 persona janë infektuar për 100 mijë banorë. Autoritetet shtetërore planifikojnë të përditësojnë rregulloret për pandeminë, ashtu që dëshmia e një testi negativ të mos jetë më gjë e mjaftueshme për të hyrë në restorante./REL

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!