Franca: Siria në luftë civile
OKB të ndërhyjë ushtarakisht

Franca: Siria në luftë civile <br />OKB të ndërhyjë ushtarakisht
PARIS- Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius i bën thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të zbatuar planin e ndërmjetësuesit Anan për paqen e detyrueshme. Franca do të propozojë që plani gjashtë pikësh i Anan të zbatohet në bazë të Shtatë dispozitave të OKB-së, tha ai.

Ministri Fabius në një konferencë për shtyp në Paris, tha se, “konflikti në Siri është kthyer në një luftë civile”.

Kapitulli i Shtatë i rezolutës në Këshillin e Sigurimit lejon për të vepruar me forcë por kjo do jetë e vështirë për anëtarët si Rusia dhe Kina për t’u pranuar. Por ministri Fabius, tha se, “besoj se Rusia do të jetë dakord për propozimin. Ne po punojmë në këtë drejtim dhe shpresojmë se ky veprim do të zbatohet me shpejtësi”.

Më herët, forcat siriane morën kontrollin e qytetit malor perëndimor të Hafas pas luftimeve të ashpra me rebelët. Por mediat shtetërore thanë se, Hafa ishte “spastruar nga terroristët” dhe forcat qeveritare kishin “rivendosur sigurinë dhe qetësinë për zonën”.

(bl.ar/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja