FRANCE - Në 14 korrik të çdo viti, Franca feston Ditën e Bastijës e cila është festa kombëtare e saj. Në këtë ditë janë programuar një varg ceremonish duke filluar nga parada ushtarake tradicione përgjatë Champs-Elysees në mëngjes, e plotësuar kjo me akrobacitë e avionëve dhe një fjalim të Presidentit Fransua Hollande. Në mbrëmje, qindra fishekzjarre do të hidhen mbi Kullën Eifel.
Në këtë ditë, ata që dëshirojnë të ndjekin festimet dhe të shohin fishekzajrret, duke iu shmangur turmave, këshillohet të kërkojnë një pikë të lartë e të favorshme në Paris, si p.sh. “Belleville Park” ose çatitë e bleruar të hoteleve “Montmartre” e “Terrass”. Ndërsa, për ata që kërkojnë diçka tjetër, një alternativë ndryshe, propozohen restorantet dhe kafenetë tradicionale parisiane.

(Parada ushtarake sot në mëngjes në Paris)
Redaksia online
(ar.sh/shqiptare)
/Shqiptarja.com